E Diel, 1 Nëntor 2026

Deti nxjerr ne breg trupin pa jete te nje burri

11/10/2010Nuk dihet identiteti dhe shkaqet

DURRES- Dallget e detit kane nxjerre dje ne mbremje trupin e nje mashkulli i cili mendohet se ka humbur jeten se paku para disa ditesh. Burime zyrtare te policise se Durresit thane se behet fjale per nje person i cili eshte nxjerre ne breg nga era e forte dhe se i mbyturi duhet te kete humbur jeten teksa ka qene ne ndonje varke per peshkim. Nga te dhenat paraprake mendohet se burri qe ka humbur jeten duhet te jete i moshes 35-40 vjec. Ai eshte para rastesisht nga dy te rinj te cilet po benin xhiro buze deti ne afersi te sektorit Iliria ne Plazhin e Durresit. Sapo kane pikasur te mbyturin kane telefonuar ne sallen operative te policise dhe ne pak minuta grupi hetimor ka shkuar ne vendin e ngjarjes. Ne informacionet paraprake te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit mesohet se personi qe ka humbur jeten ne det duhet te jete banor i zones se Plazhit pasi disa persona qe jane afruar tek trupi pa jete i te mbyturit kane konfirmuar se e njohin por nuk i dine emrin. Viktima me gjatesi trupi rreth 175 cm eshte me floke te shkurtra me nje varese ne forme hene te varur si dhe i veshur me tuta sportive. Dje deti per shkak te eres se forte ka qene i trazuar dhe rreth ores 18 ne ceketine nje cift te rinjsh ka pare rastesisht kufomen e te mbyturit emri i te cilit ende nuk dihet. Nese personat qe kane deshmuar per policine kane qene te sakte ne pohimet e tyre ka te mundur qe i mbyturi duhet te kete tentuar te mbledhe rrjeten ne oret e mengjesit dhe se ai ka qene i vetem ne castet kur eshte futur ne det. Megjithate nuk ka asnje deklarim zyrtar paraprak per identitetin dhe shkaqet e te mbyturit. Mjeket e ekspertizes ligjore kane bere te qarte se viktima eshte mbytur ndersa ne trup nuk ka pasur ndonje shenje dhune duke lene menjane pisten e ndonje krimi te qellimte. Nga ana tjeter nje skaf dhe nje motovedete e Rojes Bregdetare Shqiptare ka dale ne det per te pershkuar disa milje ne dyshimet e lindura. Mosgjetja e ndonje varke te braktisur ne det se paku deri ne te rene te erresires ka shtuar edhe me tej dyshimet lidhur me shkaqet dhe emrin e viktimes. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›