E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi pro liberalizimit te tregut te energjise

11/10/2010Konfindustria

Komuniteti i biznesit eshte shprehur pro idese se hedhur nga ministri i Ekonomise Ilir Meta per liberalizimin e tregut te energjise. Sipas administratorit te pergjithshem te Konfindustrise Gjergj Buxhuku ky vendim do te sjelle permiresimin e cilesise se furnizimit te energjise nga ana e operatoreve qe furnizojne tregun. Prej kohesh kompani te ndryshme kane kerkuar te futen ne tregun e shperndarjes se energjise qe tashme eshte nje sherbim te cilin e ofron vetem CEZ Shperndarje qe privatizoi Operatorin e Sistemit te Shperndarjes ne fund te vitit 2008. Per kete privatizim CEZ Grup ofroi nje cmim prej 102 milione eurosh dhe perfitoi 76 per qind te aksioneve te kompanise. Nderkaq sipas ministrit te Ekonomise Ilir Meta ne tregun e shperndarjes se energjise elektrike mund te futen edhe operatore te tjere vec kompanise CEZ. Qeveria po angazhohet qe te beje te mundur liberalizimin e tregut te energjise duke shpallur lufte kunder cdo lloj monopoli ne treg. Sipas tij ligji nuk pengon dhenien fund te situates monopol ne kete treg por edhe ne tregje te tjera sic eshte industria e perpunimit te naftes. Nese sot kemi nje situate te tille ku kemi vetem nje operator shperndarjeje absolutisht qe ligji nuk na pengon po do bejme te gjitha perpjekjet tona te fusim dhe operatore te tjere ne menyre qe te kete me shume konkurrence. Meqe kete shqetesim e ka ngritur opozita do te ftoja dhe ata te na ndihmonin te gjejme operatore te tjere ne treg. E njejta gje dhe per sa u takon rafinerive te naftes dhe ne gjithe drejtimet e tjera. Liberalizimi hapja e tregut ky eshte modernizimi i vendit theksoi Ilir Meta zv/kryeminister dhe minister i METE-s. Sipas tij mund te behet fjale jo vetem per operatore lokale apo per operatore kombetare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›