E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti që po rrëmben tokën

Erozioni detar ka përfshirë një gjatësi bregdetare prej 3-4 km që nis në grykëderdhjen e Erzenit në jug dhe vijon në pjesën veriore të gjirit të Lalzit.

Që prej matjes së fundit të realizuar në vitin 1978, tregon se 63 hektarë tokë tashmë kanë humbur në det. Dëmtimi më i madh vihet re në fshatin Rrushkull dhe në plazhin përballë tij. Një pjesë e bunkerëve të instaluar në mesin e viteve 1970 si dhe disa godina të ndërtuara në të njëjtën periudhë, tashmë ndodhen krejtësisht në ujë, ndërsa "sulmi" detar ndaj bregut vazhdon edhe tani. 

Bashkia e Sukthit gjatë muajve në vazhdim do të paraqesë një projekt që do të zbatohet gjatë këtij sezoni turistik dhe që pritet të përfshijë edhe mbrojtjen e brigjeve në zonën e Rrushkullit. /Start/

                                                                                             2012-01-09 13:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›