Strategjia e mbrojtjes së SHBA, Berisha pret Arvizun
TIRANË- Strategjia e re e Mbrojtjes së SHBA-së, e prezantuar pak ditë më parë nga Presidenti amerikan Barack Obama ka qënë në fokus të takimit mes Kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Gjatë takimit ambasadori Arvizu e njohu kryeministrin Berisha me strategjinë e re të mbrojtjes së SHBA, duke u ndalur edhe në drejtimet kryesore të strategjisë, në të cilat theksohet një angazhim më i madh i SHBA në Azi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Evropa dhe NATO ka në strategjinë globale të SHBA-së.
Arvizu vlerësoi rolin e Shqipërisë si një anëtar i denjë dhe aktiv i Aleancës së Atlantikut të Veriut, në operacionet që NATO ka ndërmarrë dhe ndërmerr në Afganistan, Irak etj. Nga ana e tij Kryeministri ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë për të përmbushur detyrimet e saj në NATO si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo që kjo të jetë e nevojshme.
(el.me/news24/BalkanWeb)