Sërish radhë të gjata në Kapshticë, pala greke me 3 sportele
TIRANE - Në pikën kufitare të Kapshticës janë rikthyer radhët e gjata, pasi emigrantët vijojnë të kthehen në shtetin grek, pasi kaluan festat në atdhe.
Ashtu si edhe gjatë ditëve të kaluara, emigrantët janë detyruar të presin në pikën kufitare të Kapshticës me orë të tëra.
Situata mbetet problematike, pasi pala greke punon me sportele të reduktuara, vetëm 3, ndërsa ajo shqiptare me 9 të tilla.
Në fundjavë radha e makinave në pikën kufitare të Kapshticës arriti deri në 1 kilometra, ndërkohë që pritja bëhet shumë e vështirë për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin.
(er.nu/BalkanWeb)