E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detroit: Panairi i makinave dhe kriza e kësaj industrie

--
/* Font Definitions */
@font-face
{font-family:"Cambria Math";
panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4;
mso-font-charset:0;
mso-generic-font-family:roman;
mso-font-pitch:variable;
mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;}
/* Style Definitions */
p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal
{mso-style-unhide:no;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
margin:0in;
margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman","serif";
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";}
.MsoChpDefault
{mso-style-type:export-only;
mso-default-props:yes;
font-size:10.0pt;
mso-ansi-font-size:10.0pt;
mso-bidi-font-size:10.0pt;}
@page Section1
{size:8.5in 11.0in;
margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in;
mso-header-margin:.5in;
mso-footer-margin:.5in;
mso-paper-source:0;}
div.Section1
{page:Section1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Panairi Ndërkombëtar i Amerikës Veriore për Makinat është një nga ngjarrjet më të
rëndësishme të industrisë së automobilëve. Ky panair i përvitshëm u jep
prodhuesve të makinave mundësinë që t'u prezantojnë konsumatorëve modelet dhe
teknologjinë e re për vitet e ardhshëm. Por vëmendja që i kushtohet Panairit të
Makinave të Detroitit thekson gjithashtu vështirësitë ekonomike në Shtetet e
Bashkuara, ndërkohë që industria e makinave po përpiqet të dalë nga një prej vështirësive
më të mëdha për sa i përket shitjes së makinave.

Qendra
Kobo, vendi i Panairit të Makinave të Detroitit, është një shfaqje madhështore,
ndërkohë që ekzekutivët e industrisë së makinave i paraqesin botës prodhimet e
tyre më të fundit.

Panairi i këtij viti zhvillohet pas një viti të vështirë në shitjen e makinave,
gjë që detyroi qeverinë federale t'u jepte kredi masive kompanive General
Motors dhe Chrysler për t'i ndihmuar të mbijetonin.

Jashtë Qendrës Kobo, realiteti i gjendjes ekonomike shikohet tek qyteti i
Detroitit. I njohur si Qyteti i Automobilëve, lavdia e mëparshme e tij ka
përfunduar tek ndërtesat e shkatërruara dhe sheshet e boshatisura. Papunësia
tani në Detroitit kap shifrën e 15 për qindshit, niveli më i lartë në një zonë
metropolitane në Shtetet e Bashkuara.

"Kur ke
shkurtime të thella në industrinë e makinave dhe industri të tjera, punëtorët
nuk kanë para. Nuk arrijnë të paguajnë kreditë apo qeratë e shtëpive. Nuk kanë
para të blejnë apo të shkojnë në restorante dhe ky është problemi kryesor”. - thotë zoti Azikive

Abajomi Azikive është aktivist i komunitetit që po përpiqet të ndihmojë
njerëzit në Detroit të mos humbin shtëpitë e tyre. Ai shpjegon arsyen kësaj
rënieje të qytetit.

"Industria e
makinave punësonte qindra mijëra njerëz në qytet për dekada me radhë. Vendet e
punës janë shkurtuar ose janë transferuar jashtë vendit."- thotë ai

Zoti Azikive thotë se nuk beson se miliarda dollarët që qeveria amerikane i
dha industrisë së makinave vitin e kaluar kanë ndihmuar në ndryshimin e prirjes
së papunësisë në Detroit.

Xhef Mekuin, anëtar i organizatës politike TEA Party, e kritikon gjithashtu
rolin e qeverisë si aksionere në industrinë amerikane të makinave.Ai thotë:

"Nuk ka
stimulim qeveritar që do të bëjë të mundur rimëkëmbjen tonë”.

Por guvernatorja e Mishiganit Xhenifer Grenholm nuk është dakort. Ajo thotë:

"Nuk ka asnjë
dyshim se papunësia në Mishigan do të kishte qenë shumë më e lartë nëse
administrata e presidentit Obama nuk do të ndërhynte”.

Punonjësi i General Motors, Mat Slejd, pajtohet me mendimin e guvernatores
Grenholm. Ai thotë se vendi i tij i punës është një prej dhjetra mijëra vendeve
që shpëtuan nga ndihmat qeveritare.

"Ata mbajtën
në punë mijëra veta, sidomos në Mishigan dhe Detroit. Nuk është situatë e
përsosur, por kjo industri u shpëtua”. - thotë Mat Slejd

Kjo çështje ka filluar të transformojë ekonominë e Mishiganit, e cila
historikisht ka qenë e varur tek industria e makinave.

Zonja Grenholm beson se teknologjia e re që prezantohet sivjet në Panairin
e Makinave të Detroitit mund të luaj rol të rëndësishëm në ndihmë të mjedisit,
duke krijuar edhe vende pune.

Ky shtet ka filluar të tregojë shenja se po lëviz në atë drejtim. Në fillim
të këtij muaji, General Motors filloi prodhimin e një baterie të re në një
uzinë në Braunstaun Taunship, rreth 40 kilometra larg Detroitit. Kjo është
uzina e parë e këtij lloji e cila fillimisht ka punësuar 25 punëtorë.//mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›