E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, përpjekje maksimale për suksesin të iniciativës së biznesit social në Shqipëri

Kryeministri Berisha përshëndet Workshopin “Lëvizja gjithëpërfshirëse e biznesit social në Shqipëri” Kryeministri i vendit Sali Berisha vlerëson përkushtimin maksimal të qeverisë që drejton në dhënien e një prioriteti madhor të iniciativës së biznesit social në Shqipëri. Këtë deklaratë shefi i qeverisë shqiptare e bëri dje gjatë fjalës së tij në Workshopin “Lëvizja gjithëpërfshirëse e biznesit social në Shqipëri”, iniciuar nga qeveria shqiptare dhe fondacioni “Grameen Creative Lab”.Berisha vlerësoi inicimin e lëvizjes gjithëpërfshirëse të biznesit social në Shqipëri dhe falënderoi Grameen Creative Lab dhe Nobelistin e njohur profesor Mohammad Yunus, për pranimin e ftesës për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri.Duke u ndalur në luftën e madhe kundër varfërisë në vend, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëri ka një rekord të shkëlqyer në luftën kundër varfërisë dhe sipas statistikave të fundit, varfëria është rreth 12 për qind, ndërkohë që varfëria ekstreme ka pasur një rënie edhe më të madhe. “Xhon Kenedi do të deklaronte në vitet 60 se varfëria është njëri nga 3 armiqtë më kryesorë të njeriut. Lufta kundër saj përbën dhe njërin prej idealeve më fisnike të individit, të komunitetit, të shoqërisë në tërësi. Shqipëria ka një rekord të shkëlqyer në luftën kundër varfërisë. Duke shfletuar këto ditë statistikat e institucioneve botërore, vendi që 18 vite më parë kishte një nivel varfërie prej rreth 70 për qind, shënon sot, falë lirisë së tregut, një nivel prej 12 për qind. Vështirë se mund të gjendet ndonjë vend tjetër me ritme kaq të shpejta të rënies së varfërisë. Në vitin 1992, sipas një statistike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 204 dollarë. E vërteta është se papunësia atë vit ishte rreth 70-80 përqind”, u shpreh kryeministri Berisha.Në këtë drejtim, kreu i qeverisë shprehu besimin se bashkëpunimi me Grameen Creative Lab dhe zhvillimi i biznesit social në Shqipëri, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varfërisë. Kryeministri iu referua edhe takimit të tij, shtatorin e kaluar në Neë York, me  profesor Mohammad Yunus, novelistin e famshëm. “Kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar  nga takimi me profesor Mohammad Yunus dhe i jam shumë mirënjohës që pranoi ftesën”, u shpreh kryeministri. Shefi i Ekzekutivit siguroi se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për suksesin e madh të iniciativës së biznesit social në Shqipëri.Ndërsa themeluesi i Grameen Creative Lab, z. Hans, vlerësoi ndryshimet e mëdha në Shqipëri. “Shqipëria ka bërë në këto vitet e fundit një punë vërtetë shumë të mirë në drejtim të luftës kundër varfërisë dhe këtë e kanë bërë drejtuesit e saj, qytetarët e saj. Qeveria ka bërë çdo përpjekje të mundshme që të luftojë varfërinë dhe të mundësojë daljen e familjeve shqiptare prej saj”, u shpreh Dr Hans.Ai theksoi më tej se kontributi i tyre në Shqipëri do të konsistojë në ndryshimin e cilësisë së jetës në familjet shqiptare, duke u ofruar mundësi për lehtësimin e jetesën së tyre.Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Themeluesi i Grameen Creative Lab Hans Reitz, përfaqësues të tjerë të kësaj nisme, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të të institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, të  institucioneve ekonomike të vendit, etj....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›