Ëndrrat e opozitës për presidentin le të shuhen. Edhe në 2012-n, presidenti do të zgjidhet sipas kushtetutës
Gjatë një interviste të gjatë NTV-në, kryeministri Sali Berisha ka rikonfirmuar se shpërblimi i bojkotit do të sillte një mekanizëm permanent të destabilizimit të vendit, prandaj edhe asnjëfarë koncesioni nuk do të shkojë në drejtim të inkurajimit të politikave të rrugësZoti Kryeministër, është kënaqësi t’ju kem në këtë intervistë të parë për këtë vit. Duke qenë se jeni shprehur se në Shqipëri nuk ka luftë politike, po e filloj me atë që ka njëfarë paralajmërimi të BB-së që këtë vit mund të ketë krizë ekonomike...? Banka Botërore, ashtu siç keni pasur rastin ta dëgjoni nga Zëvendëspresidenti i saj për Europën dhe Azinë, përbën një shembull suksesi dhe një histori të vërtetë suksesi në rrafshin ekonomik. Ka një parashikim që mund të ketë, në rrafshin ndërkombëtar, një valë të dytë rënieje ekonomike. Por, në rast se do të kemi parasysh parashikimin e një viti më parë, ai nuk doli. Parashikohej një vit më parë se rimarrja ekonomike do të mund të fillonte nga mesi dhe fundi i vitit 2010. Në të vërtetë, rimarrja ekonomike filloi nga mesi i vitit 2009 dhe gjysmën e dytë të vitit. Pra, unë personalisht nuk them se do të jetë një vit i artë, por nuk parashoh dhe nuk e shoh me pesimizëm këtë vit, por shoh një vit të mbarë për ekonominë shqiptare. Unë mund t’ju them se interesi i institucioneve të mëdha financiare private, europiane dhe botërore, për të investuar në ekonominë shqiptare dhe besimi i tyre është shumë i madh.Numri dy i BB-së në fakt i ka kërkuar ndjesë publike qeverisë shqiptare. është hera e parë që kërkohet ndjesë ndaj një qeverie. Me çfarë instrumentesh keni detyruar BB-në të kërkojë ndjesë publike?Absolutisht, midis partnerëve ka vetëm një rregull bazë, marrëdhënie transparente. Gabojmë ne, kërkojmë ndjesë dhe kjo ndodh rëndom. Askush nuk del jashtë teorisë së gabimit. Të tilla janë marrëdhëniet. E rëndësishme është që në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BB-së, midis Shqipërisë dhe FMN-së, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, Shqipërisë dhe vendeve mike, ekziston gjithnjë transparenca. Nuk ka gjë të mbyllur, të errët. Jashtë teorisë së gabimeve nuk del kërkush, asnjeri. Qeveria shqiptare, në rast se gabon, i pari që kërkon ndjesë është Kryeministri. Partnerët e tjerë, në rast se vlerësojnë ndonjë diçka jo në mënyrë objektive, kërkojnë ndjesë. Kjo është një praktikë midis institucioneve të bazuara në vlera.Raporti i KE-së bën thirrje të herëpashershme për dialog politik, pika e parë kthimi i opozitës në parlament, por dialog politik dhe hetim të zgjedhjeve. Kryetari i opozitës ka deklaruar pas këtij raporti, dialog politik menjëherë, por hapni kutitë...?Komenti im është ky. Kemi të bëjmë me një draft, por e marrim kështu siç është dhe themi se kjo është një rezolutë. E theksova këtë, sepse ky është një draft që nuk është dhënë për diskutim këtu, megjithatë nuk ka asnjë të keqe pse diskutohet. Dialog çdo ditë dhe çdo orë, ku të dojë dhe kur të dojë Rama, në kuadër institucional. Unë nuk përjashtoj as komunikimin qoftë zyrtar, qoftë jo zyrtar, nuk mund të jetë në mënyrë absolute pengesë as gjykimi im apo vlerësimi im për të, as .... imi ndaj tij në zhvillimin e dialogut. Unë e kam faktuar. Së dyti, mendoj se kërkesa për komision hetimor parlamentar është një kërkesë e shprehur në mënyrën më të përsëritur nga unë personalisht. Së treti, kërkesa që opozita të jetë në parlament është thënë me qindra, në mos me mijëra herë, gjatë këtyre muajve. Këto janë kërkesa shumë legjitime. Problemi është se në qoftë se ky është testi, në qoftë se Rama është dakord me rezolutën, projektrezolutën çështja është e zgjidhur menjëherë. Që nesër ne krijojmë komisionin parlamentar, që nesër ne i japim shumicën Rama, siç e kërkon, gjë që e kam shprehur, që nesër ne përcaktojmë objektin e hetimit, pa kufizuar asgjë tjetër, përveç asaj që nuk mundet kush kurrë ta kërkojë ose ta mbështesë, rinumërimin e votave.Sipas opozitës, ose sipas një pjese të mirë të mediave pranë Ramës, ky draft apo projektrezolutë lë të kuptojë qartë se kutitë mund të hapen?Absolutisht jo, nuk ka njeri në botë që mund ta bëjë. Këshilli i Europës është bazuar mbi një nga parimet bazë të themelimit të tij në fund të viteve ’40 , ka qenë zgjedhje të lira, këto janë zgjedhjet e lira... Këto nuk ka personalitet, përveç ndonjë marksist-leninisti ose ndonjë trockist që janë gjithnjë e më të skajuar, që mund të pranojnë që një vendim gjykate të mund të rivlerësohet. Këtë nuk ka institucion demokratik që mund ta imagjinojë që një vendim gjykate të rivlerësohet politikisht. Kjo është e pashpresë. Në qoftë se ka një gjë unike sot, në mbarë komunitetin ndërkombëtarë, në të majtë dhe të djathtë, është vetëm kjo. Të tjerat pastaj. Ky është testi për Ramën. Nëse Rama kërkesën për rinumërim votash, e ka për të mos u futur në parlament dhe e di mirë që kjo nuk plotësohet. Por, meqenëse nuk do të futet në parlament, thotë që unë dua hapjen e kutive, sepse është njëlloj si të thuash dua rinumërimin e votave, është identike, njëlloj sikur thua unë nuk hyj në parlament. Kushtetuta ka pika në nenin e mbarimit të mandateve, a. kur nuk bën betimin. b. kur jep dorëheqjen. Të dyja njëlloj, por e para të jep mundësi që të mos shkruash dorëheqje, të lë mundësi që dakord të mos japësh dorëheqjen me shkrim për të bërë scoop mediatik, për të bërë lajm mediatik, nuk e bën betimin dhe ikën. Në këto jemi në rrethanë identike. Po the sot rinumërim votash, thua nuk hyj në parlament. Automatikisht për çdo njeri, përveçse ata, që i përmbahen doktrinës marksiste-leniniste apo trockizmit, për të cilët institucionet demokratike janë për t’u rrënuar, ndaj institucioneve demokratike ka një qëndrim armiqësor apriori për shkak të doktrinës, unë nuk mund të paragjykoj...Megjithatë ju u shprehët se jeni i gatshëm të takohemi me kryetarin e opozitës?Absolutisht i gatshëm.Për të negociuar, apo për ta takuar?Besoj për të pirë kafe nuk ka kuptim. Mua nuk më ndikon asnjë gjë në parimet që unë kam. Unë jam i hapur për dialog me cilindo. Natyrisht jo në rrugë. Me Ramën kam bërë marrëveshje ndër më të mëdhatë të jetës sime, për Kushtetutën, sistemin zgjedhor dhe një seri marrëveshjes të tjera. Unë kundërshtarin as nuk e zgjedh, as nuk e paragjykoj. Në vetë natyrën time, as nuk merrem me përshkrimin e tij. Jo, ai është ai që është, detyra ime është të ruaj parimet. Edi Rama, kundërshtari juaj, ka thënë probleme që janë të lexueshme, e para delegjitimiteti i këtyre zgjedhjeve për të justifikuar rizgjedhjen në krye të partisë, e dyta, gjetja e argumenteve për t’u rikthyer në parlament. Duke qenë se tashti nuk është më sekret fakti se aksioni kryesor politik i kundërshtarit tuaj politik, Rama, lindin apo prodhohen në lokalet kryesore të Tiranës, nëse PS-së i jepet Presidenti për të bërë analogjinë me zgjedhjet e vitit 2002, kur parlamenti nuk kishte legjitimitetin e plotë, a do të ishin i gatshëm që Rama edhe të zgjidhte problemet e veta, por të propozonte për President Nano? Pra, rikthehet në parlament me një argument, por edhe heq qafe një problem politik brenda PS-së?Jashtë çdo lloj konteksti që Sali Berisha do të pranojë penalizimin e zgjedhjeve më të mira në historinë e vendit, zgjedhjeve, të cilat përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR-it , zgjedhje, për të cilat nuk pati asnjë provë të vetme për manipulim rezultati apo numërimi. Kjo nuk mund të shpërblehet, sepse në qoftë se shpërblehet bojkoti, bojkoti do të bëhet mekanizëm permanent destabilizimi i këtij vendi. Unë nuk kam ndër mend të lë një trashëgimi të tillë dhe unë kam një parim politik, po e them sot publikisht. Nuk mund t’i jepni opozitës komisione që kanë të bëjnë me cenimin e rezultateve, pasi ajo është një borxh që nuk e keni prekur. Keni fituar zgjedhjet, nuk keni pse të bëni lëshime në raport me rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë ka një rezultat të ngushtë. Shqipëria është vend pluralist, ç’i kushton kësaj mazhorance t’ia lërë zgjedhjen e presidentit opozitës?Absolutisht, sepse është minorancë. Absolutisht, sepse kjo do të thotë të shndërrosh mazhorancën në minorancë dhe në momentin që ndodh kjo dhe flasim për institucionin kryesor të shtetit, do të thotë të përmbysësh parimin themelor ku mazhoranca qeveris, pakica bën opozitën. Këtu shkel parimin më elementar të demokracisë.Në vitin 2012, Presidenti do të jetë sërish i maxhorancës?Pa diskutim, jashtë çdo lloj diskutimi. Ka një Kushtetutë dhe Rama votoi për këtë Kushtetutë. Unë isha për president të zgjedhur nga populli, ndërsa Rama ma imponoi në mënyrë ultimative që jo. Absolutisht, i kam thënë në mënyrën më të përsëritur që unë jam që presidenti të zgjidhet nga populli dhe unë nuk isha i gabuar në këtë pikëpamje. Një praktikë kjo që ekziston në rajon. Në republikën parlamentare perëndimore ç’është e vërteta nuk është. Rama ishte kundërshtar kategorik i saj.Presidenti aktual është president i mazhorancës?Besoj se po flas për Ramën. Presidenti aktual është kryetari i shtetit. I keni premtuar shqiptarëve lëvizjen e lirë në 2010. A do ta mbani këtë premtim apo jo?Plotësisht.Në korrik do të lëvizin shqiptarët pa viza?Unë kam premtuar vendimin, a do merret në mars, a do merret në korrik, a do merret në qershor, unë kam premtuar se brenda vitit të parë të mandatit tim do të merret vendimi që shqiptarët të lëvizin pa viza. Për këtë unë jam shumë i sigurt, këtu unë qëndroj. Vendimi do të merret deri në korrik? Jam i sigurt që vendimi do të merret se ne po punojmë në mënyrën më serioze, më të vendosur, po plotësojmë çdo kusht dhe kërkesë, që shqiptarët të lëvizin të lirë dhe unë kam besim të madh në vlerësimin objektiv të KE-së, Parlamentit Europian, të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së... Dhe kjo do ndodhë. Marrë me shkurtime...