E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyra e një trurpoje

Ardit Rada

Në të gjitha rastet kur truproja e një personaliteti ka reaguar dhunshëm, asnjëherë ai nuk është gjendur në momentin e duhur karshi keqbërësit të supozuar. Me pak fjalë, pre e dhunës së truprojave kanë rënë dhe vazhdojnë të bien njerëz me integritet në shoqëri, kryesisht gazetarët në detyrë. I tillë, i shëmtuar ishte rasti i djeshëm, ku gazetari i “Shekullit” Dashamir Biçaku u sulmua dhe u dhunua në krye të detyrës nga roja i pronarit të fabrikës së çimentos, vetëm se bëri një foto, kur ky dilte nga policia. Gazetari ishte aty që të raportonte pyetjen e tij në polici. Pra, ai ishte në misionin e tij për të na shërbyer me lajme. Çjanë këta njerëz të punësuar për sigurinë

fizike që nuk e kanë mësuar ç’është gazetari? Sa normale është të rrahësh një gazetar që kundër padronit të truprojës ka vetëm lirinë e shtypit dhe aparatin fotografik? Këto dhe shumë të tjera janë pyetje që së pari duhet tia bëjmë qeverisë që licencon kompani të sigurimit fizik dhe këtyre të fundit sigurisht. Nëse një kompani ka të drejtë të punësojë njerëz që ushtrojnë dhunë të licencuar, që mbajnë armë zjarri dhe bredhin civilë, atëherë kjo dhunë ka vulë qeveritare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›