Reformat dhe presidenti, misioni i KiE, në Tiranë
Reforma elektorale dhe parlamentare, lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e presidentit jane vetem disa nga ceshtjet qe sjellin ne Tirane misionin faktmbledhes te KiE-s ne Tirane.
Bashkeraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, Tomá Jirsa (Republika Çeke, Grupi Evropian Demokrat) dhe Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane), ndalen sot ne kryeqytet me nje axhende te mirepercaktuar.
Zyra e Keshillit te Europes ne vendin tone ben me dije viziten, qe do te zgjase deri me daten 4 prill. Sipas axhendes, në Tiranë, pritet që bashkë-raportuesit të takohen me Presidentin e Republikës Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani.
“Bisedimet janë planifikuar edhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me Komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjet të janarit 2011, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik”- thuhet ne njoftim.
Diskutimet do të përqendrohet kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.