Itali, vdes ish-presidenti, Oscar Luigi Scalfaro
ITALI- Ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 93- vjeçare, ish presidenti i Republikës Italiane Oscar Luigi Scalfaro. Lajmi u dha fillimisht në rrjetin social Twitter, në orën 8 mëngjesit nga një jurist, ish bashkëpunëtor i ngushtë i tij. Presidenca e tij ishte mjaft domethënëse. Skalfaro lindi në 9 shtator 1918 në Novara dhe shërbeu si president nga viti 1992 deri në vitin 1999.
I zgjedhur vetëm dy ditë pas masakrës së Kapaçit, ku humbi jetën gjykatësi i famshëm Giovanni Falcone, me familjen dhe eskortën e tij Skalfaro udhëhoqi vendin në kalimin mes Republikës së Parë dhe të dytë. Ai vizitoi Shqipërinë në vitin 1996. I menjëhershëm ngushëllimi i presidentit Giorgio Napolitano, pas publikimit të lajmit. “Skalfaro ka qënë protagonist i jetës politike demokratike për shumë dekada dhe shembull i koherencës ideale dhe integritetit moral”-thuhet në deklaratën e tij.
Ngushëllime kanë shprehur edhe kreu i dhomës së deputetëve në Parlament Gianfranco Fini dhe ai i Senatit Renato Schifani. Ceremonia mortore do të mbahet nesër në formë private në kishën Shën Maria, në zemër të Romës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)