E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devaja merr perkrahje nga Moustafa

Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 1204

Kryetari i Federates se Hendbollit te Kosoves FHK Mexhit Devaja eshte pritur te merkuren ne zyren e Federates Nderkombetare te Hendbollit IHF ne Bazel nga njeriu i pare i hendbollit boteror Hassan Moustafa ne kuader te nje vizite pune e cila ka per qellim vazhdimin e lobimit per pranim te FHK-se ne IHF me te drejta te plota.

Devaja e ka informuar Moustafen lidhur me ecurite ne hendbollin kosovar sidomos rreth zhvillimit te ndeshjeve te skuadrave kosovare ne garat evropiane me skuadrat e Rusise dhe Serbise rrjedhen e kampionatit te Kosoves e ne vecanti ka kerkuar perkrahje me te madhe te IHF-se per pranim te FHK-se ne EHF dhe IHF.

Ne anen tjeter Moustafa e ka siguruar Devajen se ai eshte ne rrjedha mbi problemin e Kosoves dhe ka treguar se me 10 dhjetor ka takim me njeriun e pare te Komitetit Olimpik Nderkombetar Zhak Roge me crast nje nder pikat e bisedimeve do te jete edhe statusi i Komitetit Olimpik te Kosoves dhe ne vecanti i FHK-se.

Dite me pare Federata e Hendbollit e Bullgarise e kishte mbeshtetur FHK-ne dhe e kishte nisur nje iniciative per anetaresim te plote te FHK-se ne EHF dhe IHF. FHK planifikon ta vazhdoje lobimin me takime me federatat tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›