E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Kuqi

Shefki Kuqi i ka dhene fund aventures se tij ne Kombetaren e Finlandes. Sulmuesi kosovar mendon se ka ardhur koha te terhiqet per t146ua lene radhen futbollisteve te rinj. 34 vjecari ndihet i nderuar qe ka veshur fanellen e perfaqesueses finlandeze derisa mban kujtime te paharrueshme nga kjo eksperience. Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 1206

Shefki Kuqi i ka thene lamtumire perfaqesueses se Finlandes. Sulmuesi kosovar ka vendosur t146i jape fund aventures me Kombetaren finlandeze ku per 11 vjet me radhe ishte pjese e ketij ekipi.

Anetari i klubit anglez Derby County ndihet i nderuar qe pati rastin te luante per Finlanden me te cilen skuader zhvilloi 62 ndeshje dhe shenoi shtate gola.

147Paraqitja ne kombetare per mua ka qene gjithmone nder sic duhet te jete per cdo lojtar. Kam kujtime te mira por disa edhe te keqija. Eshte e qarte se kujtimet e mira gjithmone vijne ne plan te pare. Tash mendova se eshte momenti i duhur per ta marre kete vendim148 tha fillimisht ai.

Ish futbollisti i disa skuadrave angleze mendon se ka ardhur koha te pershendetet ne menyre qe t146ua jape rastin futbollisteve te rinj qe deshirojne te deshmohen.

147Pasi qe gjasat per kualifikim ne Euro 2012 tashme pothuajse vec jane shuar eshte nje mundesi e mire qe te provohen futbollistet e se ardhmes se Kombetares. I uroj suksese te medha Kombetares finlandeze148 vazhdoi 34 vjecari

Kuqi ka debutuar ne Kombetare finlandeze ne gusht te vitit 1999 kunder Belgjikes. Ai kujton ditet e para te debutimit te tij.

147E kujtoj mire ndeshjen e pare kur luanim si mysafire te Belgjikes. Ate ndeshje e fituam 32. Debutimi ishte nje gje e madhe. Nga ajo kohe nga viti 1999 kam qene i perfshire per nje kohe te gjate ne kete kombetare e cila me ka lene kujtime te medha. Me ka ndihmuar shume ne karriere148 shprehet ish futbollisti i Blackburn.

Pasi vinte nga Kosova ai njeheresh ishte futbollisti i pare i huaj qe luante per Finlanden. 147Isha i pari i huaj por nuk kisha asnje problem. Gjithmone jam trajtuar si te tjeret. Kisha mundesine te luaja me lojtare te medhenj si Jari Litmanen Sami Hyppia Antti Niemi... Ishin shume dhe ky ishte nje moment i mrekullueshem per mua. Kombetarja ishte nje gje e madhe per mua148 rrefen Kuqi.

Kujtimet me te mira dhe te paharrueshme te Kuqit ne Kombetare jane goli i shenuar ndaj Azerbajxhanit me 17 nentor 2007 dhe ai ndaj Uellsit me 28 mars 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›