E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merrni mesim

Skuadra Memaliaj eshte perjashtuar per dy vjet nga kampionati shqiptar per shkak te dhunes se ushtruar ndaj futbollisteve te Butrintit. Federata e Futbollit e Kosoves duhet te marre mesim nga ajo e Shqiperise se si duhet te luftohet dhuna ne futboll. Nga Valdet Hasani me 25 nentor 2010 ne ora 1208

Komisioni Disiplinor i Federates Shqiptare te Futbollit te marten ka marre nje vendim te ashper ndaj skuadres Memaliaj futbollistet e se ciles kishin ushtruar dhune ndaj futbollisteve te Butrintit dhe zyrtareve te kesaj ndeshjeje.

Besoni apo jo skuadra Memaliaj e cila ben gara ne Ligen e Trete te Shqiperise eshte perjashtuar per dy vjet nga kampionati shqiptar i futbollit dhe cdo aktivitet tjeter futbollistik.

Mirepo ky nuk eshte denimi i vetem. Klubi memalias eshte ndeshkuar edhe me nje gjobe te madhe prej 14.000 euro.

Ndersa trajneri Aleksander Qiqi eshte denuar me 5 vjet pezullim nga cdo aktivitet dhe me mbi 2000 euro gjobe per shkak te dhunes se ushtruar ndaj kundershtareve.

Per te njejten arsye edhe lojtaret e kesaj skuadre Orgest Sako Dritan Seferi Denis Mema Korado Kalemi Adelajd Caushi dhe Gentian Beqiri jane denuar me nga 5 pese vjet pezullim nga cdo aktivitet dhe me mbi 2000 euro gjobe.

Paramendoni se cfare denimi do te kishte marre skuadra Memaliaj nese ne kete rast do te ishte pjese e futbollit kosovar.

Pergjigjen mund ta merrni me mend me siguri.

Ky klub do te denohej me maksimum 5 loje pa shikues ne terren te vet ose do te detyrohej t146i zhvillonte ndeshjet 30 kilometra larg stadiumit te vet.

Ndersa per trajnerin dhe lojtaret e perfshire ne kete dhune do te shqiptohej maksimum nje denim prej nje viti pezullim nga cdo aktivitet.

Kete e deshmon edhe fakti se Komisioni Disiplinor i FFK146se me 9 nentor i kishte shqiptuar disa denime sa per sy e faqe per dhunen qe ndodhi ne dy ndeshje te Superliges dhe nje te Liges se Pare.

Skuadra e Vellaznimit tifozet e te ciles sulmuan gjyqtarin anesor dhe goditen me gure futbollistet e Prishtines eshte denuar me zhvillimin e 4 ndeshjeve 30 kilometra larg qytetit te Gjakoves.

Skuadra e Drenices per sulm ndaj gjyqtarit kryesor Idriz Kelmendi ne ndeshje kunder Hysit eshte denuar me tri ndeshje pa pranine e shikuesve. Ndersa ekipi i Lepencit tifozet e te cilit kane rrahur gjyqtaret ne ndeshjen kunder Ramiz Sadikut eshte denuar me zhvillimin e 4 ndeshjeve 30 kilometra larg Kacanikut.

Qe nga paslufta dhuna ne futbollin tone nuk eshte ndalur asnjehere. E per kete pjesen me te madhe te fajit e ka Federata. Drejtuesit e saj shpesh i mbyllin syte dhe behen sikurse nuk po ndodh asgje duke dhene denime minimale.

Me keto denime po u jepet mundesi huliganeve qe sa here t146u teket te hyjne ne fushe dhe ta sulmojne kedo.

Drejtuesit e futbollit kosovar me siguri po presin qe dikush te vdese ne terrenet sportive per te marre masa me te ashpra ndaj aktereve.

Por atehere do te jete vone.

Federata e Futbollit e Kosoves respektivisht Komisioni Disiplinor duhet te marre mesim nga koleget e tyre ne Shqiperi se si duhet denuar 145dhunuesit146 e futbollit sepse keshtu nuk shkon me.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›