E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus e ka seriozisht per Shaqirin

Xherdan Shaqiri eshte bere objektiv i rendesishem i Juventusit. Klubi italian ka derguar perfaqesues te vet ne dy ndeshjet e fundit te Baselit per ta vezhguar me nga afer talentin shqiptar. Ne javet ne vazhdim priten takime ne mes te zyrtareve te Bianconereve dhe perfaqesuesve te 19 vjecarit. Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 0916

Duket se Juventus e ka marre shume seriozisht transferimin e futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri. Mediet italiane por edhe ato zvicerane i kane kushtuar theks te vecante kesaj ceshtjeje te merkuren.

Sipas tyre drejtori sportiv i Bianconereve Fabio Paratici ka qendruar ne tribune te marten mbrema per ta percjelle ndeshjen e Liges se Kampioneve ndermjet Baselit dhe Cluj. Arsye kryesore ishte talenti shqiptar i cili i ka mahnitur udheheqesit e gjigantit italian.

Madje edhe nje jave me pare ne Gjeneve 19 vjecari nga Gjilani ishte vezhguar nga skaute te Juventusit ne kampionatin zviceran. Mediet zvicerane shkruajne se Paratici ka mbetur i entuziazmuar me paraqitjen e Shaqirit.

Ueb faqja italiane calciomercato.com shton se drejtori sportiv i Juventusit Giuseppe Marotta po e shikon mundesine qe ne nje te ardhme te shpejte t146i filloje bisedimet me perfaqesuesit e futbollistit pasi qe e duan gjithsesi futbollistin ne skuadren e tyre gjate janarit. Marotta e di mire se Shaqirin e pelqen edhe rivali Inter keshtu qe preferon te beje presing per te mos mbetur duarthate ne janar.

Mirepo per Shaqirin interesim me konkret ka shfaqur Wolfsburg dhe gjiganti gjerman Bayern Munchen zyrtaret e te cilit kane mbetur te mahnitur me paraqitjet e 19 vjecarit ne Ligen e Kampioneve por edhe me Kombetaren zvicerane qe udhehiqet nga gjermani Ottmar Hitzfeld.

Shaqiri ndiqet me kujdes edhe nga skuadra te tjera Hamburg Dortmund Arsenal Liverpool Manchester United PSV Eindhoven dhe Barcelona. Ne baze te raporteve te koheve te fundit Baseli e vlereson Shaqirin rreth 10 milione euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›