E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadan Ndreu, serish trajneri i Kastriotit

ASA (Albania Sport Agency)- Ramadan Ndreu do të jetë trajneri i ri i Kastriotit deri në përfundim të sezonit. Tekniku i njohur krutan, i cili drejtoi në katër javët e para Kastriotin, pranoi ofertën e presidentit Shkëlzen Zhilli.
Objektivi i Ndreut është qëndrimi i Kastriotit në Kategorinë Superiore. Pozitat e skuadrës krutane janë të komplikuara pasi ndodhet në vendin e 9 me 25 pikë, 3 më shumë se Luftëtari i vendit të 11-të, vendi i dytë që bie nga Superliga.
Ballafaqimi i parë i Ndreut të rikthye në bankinë do të jetë ai me Tiranën, kur në fazën e parë, Kastrioti i drejtuar nga Ndreu humbi në kryeqytet 7-3. Pas e para-ardhësi i tij, Haxhiaj fitoi në Krujë me Tiranën 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›