Devid Bekam nis jeten ne qytetin e modes
Devid Bekam mori nje mireseardhje ne klubin e Milanit, duke u bere dy dite me pare zyrtarisht pjese e ekipit dhe e qytetit te Milanos. Ylli i futbollit anglez, me bashkeshorten e tij, Vitoria dhe femijet ka nisur jeten ne Itali, ne qytetin e njohur te modes. Bekam ka te ngjare te zere vendin e Klarens Sedorf, ose te Matju Flaminit ne te djathte te mesfushes, sipas sistemit te ri te Ancelotit, 4-3-2-1. Pavaresisht thenies se Adriano Galianit se per blerjen e re te Milanit behet fjale per nje tjeter "kampion te madh", thuajse i tere opinioni sportiv eshte i bindur se fjala eshte per nje ceshtje komerciale, me shume se nje perforcim, qe kryhet ne prag te merkatos se janarit. "Moda nuk ka te bej fare me zgjedhjen time per te ardhur ne Milano. Fanella me ngjyrat kuq e zi, eshte e vetmja arsye dhe e tere historia e ketij klubi," - theksoi Bekam i cili ishte i pranishem ne "San Siro", per te ndjekur nga afer ekipin e tij te ri Milan, qe fitoi thellesisht 5-1 ndaj Udinezes. Ai do te rikthehet ne Angli, per te festuar Krishtlindjet dhe me tej do t'i bashkohet ekipit te Milanit, gjate fazes pergatitore, e cila do te zhvillohet pak kohe me vone, ne Dubai.