E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid prezanton 'Lass' Diarra

Real Madrid prezantoi dje blerjen me te fundit, ne merkato, mesfushorin e kombetares franceze, Lasana Diarra, i cili eshte aktualisht pjese e ekipit te Portsmuthit, ne Premier Lige. Presidenti i Realit, Ramon Kalderon e cilesoi ate si nje "lojtar te paparashikueshem" dhe qe shihet me te ardhme te sigurt. "Ështe nder i madh per mua, qe do te luaj me Real Madridin," - theksoi Diarra, i cili kishte veshur nje fanelle, ku shkruhej dhe pseudonimi i tij, "Lass". 23-vjecari, qe kaloi edhe testin mjekesor, te henen pasdite, firmosi nje kontrate me Madridin, e cila do te skadoje ne vitin, 2013.

Sipas medieve spanjolle transferimi i lojtarit u krye aferisht, per nje shume prej 20 milione eurove. Reali kishte kohe qe vezhgonte lojtarin, me te cilin arriti nje marreveshje te fundit. Diarra eshte i dyti qe blihet nga Real Madrid, gjate ketij sezoni, pas sulmuesit holandez, Klas Jan Huntelaer, i cili levizi nga Ajaksi ne fillim te ketij muaji. Klubi spanjoll ka kthyer pas edhe mesfushorin Daniel Parejo, i cili ishte huazuar te klubi Premiership, QPR. Kampionet e Realit jane kushtezuar nga disa demtime, madje lojtaret kryesore te formacionit nuk kane pasur mundesi te kontribuojne per ekipin e tyre, ne ndeshjet te rendesishme te fazes se pare. Ndoshta per shkak te demtimeve qe sollen me tej rezultate te dobeta, eshte shkarkuar trajneri gjerman, Bern Shuster, ne fillim te ketij muaji. Ai eshte zevendesuar nga ish-trajneri i Totenhemit, Juande Ramos. Real Madrid fitoi ne ndeshen e fundit, 1-0 ndaj Vlencias, por edhe Barcelona triumfoi ndaj Vilarealit, duke e veshtiresuar objektivin e Realit, per te mbrojtur titullin kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›