E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masiomo Morati: Interi e meriton vendin e pare

Masimo Morati nderhyn ne polemikat e fundit per gjyqtaret, pas fitores se siguruar 2-1, ne Siena (goli i dyte i Maikonit ishte ne pozicion jashte loje). "Nuk ka ne kete mes asnje mekat, e meritojme vendin e pare ne klasifikim, ashtu sikurse kemi merituar qe te fitojme titullin kampion ne Itali, sepse po luajme shume mire. Rasti i fundit ne Siena, ishte nje incident qe e pranojme dhe nuk kemi se cfare te bejme me shume. Jemi ne rruge te mbare, pavaresisht polemikave qe mund te behen karshi nesh." Presidenti zikalter insiston: "Te dielen e kuptuat se edhe Juventusi eshte nje ekip i suksesshem, per te njejtat gjera." Ka ndodhur shpesh te thuhet se, kete vit Interi eshte ekipi i preferuar i gjyqtareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›