Gr.A, Uruguai – Francë 0-0

Franca i bëri një nisje jo shumë premtuese Botërorit, teksa u ndal në një barazim të varfër pa gola kundër Uruguait.
Takimit i munguan emocionet e mëdha, edhe pse të dyja ekipet patën disa raste për shënim.
Momenti kulmor ishte kartoni i kuq për Lodeiron e Uruguait në minutën e 80-të.
Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, francezët pretenduan për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga uruguaianët pas një gjuajtjeje të zëvendësuesit Tieri Henri.
Pas ndeshjeve të para të katër ekipet kanë nga një pikë nga ndeshjet e para.
GRUPI A
11.06 16:00 Afrika e Jugut –Meksika 1-1
11.06 20:30 Uruguai-Francë 0-0
16.06 20:30 Afrika e Jugut-Uruguai
17.06 20:30 Franca-Meksika
22.06 16:30 Meksika-Uruguai
22.06 16:00 Afrika e Jugut-Franca
RENDTIJA
1. Afrika e Jugut 1 0 1 0 1-1 1
2. Meksika 1 0 1 0 1-1 1
3. Uruguai 1 0 1 0 0-0 1
4. Franca 1 0 1 0 0-0 1
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili