E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, 11-vjeçari abuzohet seksualisht nga dy të rinj

Kur ka kaluar vetëm një muaj nga ngjarja e shëmtuar ku një 12-vjeçar u përdhunua nga dy të rinj në Devoll, një tjetër i mitur ka rënë pre e dhunës seksuale në këtë rreth.
 

Një 11-vjeçar, identitetit i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga fshati Poloskë i Devollit dyshohet se ka rënë pre e dhunës seksuale të dy bashkëfshatarëve të tij.
 

Sipas familjarëve të të miturit, dy autorët, të cilët mendohen se janë nga 13 vjeç e kanë marrë me dhunë të miturin në një motorr dhe pasi kanë shkuar në periferi të fshatit kanë abuzuar seksualisht me të.
 

Më pas djali i shokuar u ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të cilët i kanë denoncuar dy autorët në polici.
 

Sipas informacioneve 11-vjeçarit i është bërë edhe ekspertiza dhe policia është duke pritur përfundimet e saj, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 

Ky është rasti i dytë brenda një muaji ku një i mitur bie pre e dhunës seksuale në rrethin e Devollit. Në 12-vjeçar nga fshati Bitinckë u përdhunua nga dy të rinj të cilët u arrestuan nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›