E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, aksident me motorr, vdes 55-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Volerek ku 55-vjeçari Rexhep Baçi ka qënë duke udhëtuar me motorr kur ka humbur drejtimin e mjetit i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›