E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis takimi me kryebashkiakut dhe ACR-së, mungojnë minatorët

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Roland Keta është takuar sot me përfaqësuesit e kompanisë ACR për ti dhënë një zgjidhje situatës së krijuar prej ditësh në minierë.

Takimi po zhvillohet në prefekturën e Peshkopisë ndërsa mësohet se në takim nuk janë të pranishëm përfaqësuesit e minatorëve por vetëm dy pjesëtarët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), Shukri Çupi dhe Afrim Disha. Këta të fundit janë deklaruar nga minatorët si jo të dëshirueshëm në Bulqizë pasi sipas tyre nuk mbrojnë interesat e minatorëve.
 

Minatorët deklaruan dje se nuk do të marrin pjesë në takimin e propozuar nga ACR-ja pasi sipas tyre bisedimet duhet të zhvillohen në Bulqizë dhe jo në Peshkopi siç ishte propozuar nga drejtuesit e kompanisë.
 

Ndërkohë më herët kreu i bashkisë së Bulqizës Roland Keta i ka bërë thirrje minatorëve të marrin pjesë në takim pasi sipas tij vetëm dialogu mund t`i japë zgjidhje situatës së krijuar në minierë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›