E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, era e fortë lë Himarën 12 orë pa drita

VLORE- Një defekt në linjën e furnizimit me energji elektrike la pa energji fshatrat e bregdetit të Himarës për rreth 12 orë.

Defekti ndodhi si pasojë e keqësimit të kushteve të motit, shoqëruar me erë të fortë. Era nisi rreth mesditës së djeshme dhe vazhdoi deri mengjesin e sotëm, kur edhe është riparuar defekti dhe furnizimi me energji elektrike është normalizuar krejtësisht, raporton atsh.

Era që arriti një shpejtësi mbi 12 m/sek bëri që mjaft pushues të braktisin plazhin.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›