E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet plaku pirroman, i vuri flakën kullotave, rrezikoi banesat

GJIROKASTER- Një 71 vjecar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Arrestimi i Kostandin Poçit është bërë në flagrancë, mbrëmë rreth orës 23.30, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqje të madhe kullote në fshatin Dhoksat, në vendin e quajtur Kodra e Bllokut në komunën Lunxhëri. Sipas policisë 71 vjecari i vuri zjarrin qëllimisht për rigjenerimin e kullotës dhe era e fortë bëri që flakët të përhapeshin e të dilnin jashtë kontrollit.

Zjarri u përhap në një sipërfaqe shumë të madhe kullote duke djegur dhjetra hektarë toke, duke rrezikuar edhe një vreshtari. Zjarri u përhap në disa drejtime duke iu afruar rreth 500 metra banesave në Topullare dhe në Valare të Komunës Lunxhëri ne Gjirokastër.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin dhe më pas shuarjen e flakëve. Gjatë këtij sezoni veror policia e Gjirokastrës ka arrestuar 4 persona nën akuzën e zjarrvënies si dhe janë proceduar penalisht 15 shtetas të tjerë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›