E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll, 14-vjecari vdes pasi e zë poshtë zetori, procedohet kushëriri i tij

DEVOLL- Kushëriri i 14-vjecarit i cili humbi jetën aksidentalisht pas rrëzimit nga zetori, do të procedohet penalisht, për akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’.

14-vjecari me iniciale R.Z, humbi jetën tragjikisht pasditen e së dielës në fshatin Miras të Devollit, kur një zetor i ngarkuar me bar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal. 14-vjeçari ndodhej sipër ngarkesës së barit, në momentin kur zetori është përmbysur.

Policia arrestoi menjëherë dhe drejtuesin e zetorit, kushëri më 14-vjecarin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›