E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll burri plagos me thike gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij për motive ende të panjohura.

Sipas informacioneve të fundit Skënder Braho plagosi gruan e tij Myrbete Braho dhe më pas u largua nga vendi i krimit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Brecaj të Devollit, ndërsa mësohet se e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit si dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›