KiE: Opozita të kthehet në Kuvend. Dialog
Këshilli i Evropës ka bërë sot thirrje sërish për dialog dhe rikthim të opozitës në Kuvend.
Nëpërmjet një dreft- rezolute të Komitetit të Monitorimit në Këshillin e Europës se paaftësia e opozitës për të bashkëpunuar me partinë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 shkaktoi një krize të vazhdueshme dhe çoi në ngjarjet e tragjike të 21 Janarit.
Strategjia e bojktoit, thuhet më tej në draft rezolutën e KiE-së, nuk çon në një proces demokratik.
Në Shqipëri, megjithëse zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2009 u konsideruan në nivel global te ndershme dhe te lira, politizimi zgjedhor dhe shkeljet e gjetura gjatë fushates si dhe disa parregullsi të vërejtura gjate votimit i dhane shkas rritjes serioze të krizës aktuale- thuhet në rezolutë
Është përgjegjësi e liderëve politikë për të thirrur mbështetje në kuadër të institucioneve demokratike dhe jo në rrugë, vazhdon më tej rezoluta.
Zgjedhjet e 8 majit, dhe zhvillimet që i pasuan ato, nxorën në pah natyrën e brishtë të demorkracisë dhe polarizimin e vazhdueshëm midis shumicës qeverisëse dhe opozitës.
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar për zgjedhjet lokale, raportuesit e KiE-së do të vizitojnë Shqipërinë.
Autoritetet shqiptare janë ftuar nga ana e Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës për të përmirësuar kuadrin legjor . Asambleja parlamentare kërkon që në lidhje me zgjedhjet dhe plularizimit politik, Kuvendi i Shqipërisë të fusë një kornizë legjislative për të përmiresuar procesin zgjedhor dhe të përmirësoje aftësitë të administratës zgjedhore