Maqedoni, sot konstituohet Kuvendi i ri
SHKUP- Sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë. Në rend dite do të jenë katër pika , përfshirë edhe përzgjedhjen e komisionit verifikues, pastaj verifikimin e mandateve, si dhe pika e tretë është zgjedhje e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, dhe pika e katërt do të jetë zgjedhje e kryetarit të Kuvendit.
Sipas së përditshmes informative Koha në Maqedoni, deri të premten, në fund të orarit të punës, partitë duhej ti parashtronin propozimet për anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, që pastaj duhet të parashtrojnë propozim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndryshe, në ulëset e Parlamentit do të jenë 56 deputetët e Koalicioni të kryesuar nga VMRO-DPMNE, 42 deputetët e LSDM-së, 15 të BDI, 8 të PDSH dhe 2 deputetët e RDK.