Mal i Zi, votohet për zgjedhjet presidenciale
Kreu i shtetit, Filip Vujanoviç një nga kandidatët më të favorizuar
Krizë dhe korrupsion. Fjalë që zënë vend në pjesën më të madhe të Europës por dhe në Mal të zi. Këto janë fjalët që kanë përbërë argumentin e vetëm në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të cilat mbahen sot. Kreu aktual i shtetit, Filip Vujanoviç mbetet më i favorizuari sipas sondazheve që nxjerrin se 55% e votuesve kanë ndërmend t’i besojnë mandatin e radhës. 58 vjeçari gëzon një mbështetje të gjerë dhe nga aleatët si partia e boshnjakëve, iniciativa qytetare kroate, partia e shqiptarëve si dhe partia liberale. Por ai nuk mbështetet nga partia e kryetarit parlamentit Ranko Krivokapic, i cili mendon se kandidatura e tij për një mandat të tretë është anti- kushtetuese. Por gjykata kushtetuese në vend ka marrë vendimin se nuk duhet të merret në konsideratë zgjedhja e parë në 2003-shin para referendumit të vitit 2006 për pavarësinë e vendit nga Mali i Zi. Vujanovic më vonë u zgjidh sërish në vitin 2008. rivali i tij i vetëm është Lekiç që ka bashkuar një pjesë të mirë të opozitës. Ish diplomat, 66 vjeçari ka qenë ambasador i Jugosllavisë në Romë. Në vendin me 650 mijë banorë, 500 mijë prej tyre kanë të drejtën e votës.