E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Tirana te mbroje minoritetin

Nje mesazh drejt Tiranes zyrtare ka cuar kryeministri Papandreu ne konferencen per mediat e huaja dhe vendase ne kuadrin e ekspozites nderkombetare qe zhvillohet ne Selanik.

Udheheqesi i qeverise greke eshte pyetur midis te tjerash edhe per incidentin e ndodhur ne Himare ku ka humbur jeten Aristotel Guma si edhe per anulimin e marreveshjes per kufirin ujerave detare qe jane kryer sipas shtypit ne nje klime te acaruar nacioanliste.

Eumlshte nje ceshtje teper serioze dhe nuk vleresoj se keto ngjarje jane thjesht te rastesishme. Per fat te keq shohim fenomene te ngjashme te nje shperthimi te nacionalizmit nga disa grupe ekstreme por qe fatkeqesisht ndikojne ne konkludime politike qe kane si qellim te vene ne shenjester minoritetin grek ne Shqiperi sic ishte ngjarja tragjike e vrasjes se Aristotel Gumes por edhe veprime te tjera qe tregojne nje qendrim armiqesor. Per ne eshte nje ceshtje teper serioze sidomos per marredheniet tona dypaleshe te cilat duam qe ti kultivojme ne nje fryme positive tha Papandreu.

Ne pyetjen e drejtuar ndaj tij eshte kerkuar se si do te reagoje Athina zyrtare ndaj ketyre fenomeneve dhe si do te jete politika ndaj Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE.

Eumlshte nje ceshtje serioze per ecurine europiane te Shqiperise per arsye se nacionalizmat nuk ndihmojne ne Ballkan nuk ndihmojne ne vendet fqinje dhe dua te coj kete mesazh drejt pales shqiptare se nacionalizmat kane krijuar gjithnje probleme jo vetem mids shteteve por kane shkaktuar edhe viktima ne njerez te thjeshte. Ne ketu ne Greqi kemi bere nje perpjekje serioze per integrimin e shume shqiptareve ne shoqerine greke ndoshta ka pasur edhe probleme ndoshta ndodhen edhe ngjarje por duhet tu shmangemi ketyre nacionalizmave. Minoriteti grek eshte nje minoritet qe duhet te kete mbrojtjen e shtetit shqiptar per sa i perket te drejtave te tij. Dhe ky eshte pozicionimi qe qeveria greke do te mbaje vijoi me tej kryeministri grek.

Gjithashtu Papandreu eshte pyetur edhe persa i perket njohjes se pavaresise se Kosoves. Greqia ka deklaruar ai ka ndihmuar qe te ekzistoje nje pozicionim i perbashket i BE-se me Serbine duke hapur keshtu ne nje menyre te bute zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe njekohesisht duke hapur nje rruge me te mire dhe pa probleme per integrimin e Ballkanit Perendimor drejt BE-se ne fund te vitit 2014.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›