E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vdekja e 14 vjecarit 3 persona ne pranga

Policia e Shkodres njoftoi se per vdekjen e adoleshentit 14 vjecar ne zonen e Dukagjinit jane vene ne pranga 3 persona te cilet mendohet se kane dijeni per fundin tragjik te tij.

Te ndaluarit jane vellezerit Edmond dhe Besnik Kodra perkatesisht 26 e 17 vjec dhe Sokol Mjacaj 15 vjec qe te tre nga fshati Lotaj.

Rrethanat e vdekjes se adoleshentit Agim Lera mbeten ende te paqarta. Policia me pare njoftoi se po hetohet ne 2 pista ate te mbytjes nga pakujdesia dhe ate te vrasjes.

Trupi i pajete i 14 vjecari Lera u gjet paraditen e sotme ne ujerat e lumit Kir ne fshatin Bregu i Lumit ne komunen Shale te Dukagjinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›