Devoll/Trafikonte klandestine ne Greqi, pranga 28-vjecarit
Kerkohej per trafik klandestinesh, arrestohet 28-vjecari. Policia e Korces njoftoi se kishte vene ne pranga Sokol Zamen, banues ne fshatin Buzliqen te rrethit Devoll. I riu figuronte si i kerkuar ne sistemin TIM-s, kurse prokuroria kishte nxjerre nje urdher ekzekutimi per vepren penale "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufijve". Burime zyrtare bene me dije se Zama kerkohej prej disa muajsh, per dergimin ne Greqi kundrejt perfitimit te disa klandestineve nga rrethe te ndryshme te vendit. Pas arrestimit dosja ne ngarkim te 28-vjecarit i kaloi prokurorise per hetime te metejshme.