Pogradec/ Falsifikimi i monedhave, nen arrest pogradecari
Nje i dyshuar per falsifikim te monedhave eshte kapur nga policia e Pogradecit disa muaj pasi ishte shpallur ne kerkim dhe zbuluar per kete krim. Dy dite me pare, agjentet e Zyres Antitrafik ne komisariat, vune ne pranga Agustin Vako 37 vjec, banues ne fshatin Memelisht te ketij rrethi. Ndalimi eshte bere pasi ishte shpallur ne kerkim nga policia e Korces dhe prokuroria. Ndaj Vakos organi i akuzes ka nxjerre urdhrin e ekzekutimit per vepren penale "falsifikim i monedhave". Zbulimi eshte bere pas sekuestrimit te disa kartemonedhave shqiptare, qe rezultuan te falsifikuara dhe me te cilat bliheshin mallra ne treg. Aktualisht hetimet po i vijon Prokuroria e Pogradecit.