E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipoja, njolla e permbytjes ne harte

Velipoja eshte komuna me problematike per Komitetin Nderministror te Emergjencave Civile, pasi uji ende nuk eshte larguar nga siperfaqet e tokave dhe banesat. Popullsia vazhdon te jete e evakuuar dhe rruget jane te pakalueshme nga mjetet. Vetem makinat e renda te ushtrise jane pare ne zone teksa shperndanin ndihma per banoret e larguar nga rreziku dhe ata qe kishin mbetur ne katet e dyta te banesave. Autoritetet deklarojne se brenda disa ditesh uji do te largohet edhe nga kjo zone, per shkak se moti ka qene i mire dhe nuk ka prurje te madhe te lumenjve apo te liqenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›