E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, kapen ne arrati dy te kerkuar

Durres- Dy persona te kerkuar per "tentative vrasjeje" dhe "dezertim" jane ndaluar diten e djeshme nga Policia e Durresit, pas nje operacioni te befasishem ne shkalle rrethi. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Gezim Klosi dhe Alush Metalia. Aksioni eshte kryer nga agjentet e Sektorit Operacional dhe Kerkimit. Rreth ores 10:00 eshte vene ne pranga i kerkuari Gezim Klosi, 31 vjec, banues ne Burrel. Policia shpjegoi se i dyshuari eshte shpallur ne kerkim me 31 mars 2009 nga komisariati per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje. Gjykata e Matit, me vendim te 12 prillit te vitit te kaluar, ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest ne burg" po per keto dy vepra. Pas ndalimit Klosi iu dorezua policise se Matit per veprime te metejshme. Pak ore me pas, agjentet ndaluan edhe nje te denuar me 6 muaj burg per "dezertim". Alush Metalia, 23 vjec, banues ne lagjen nr. 15 te Durresit ishte denuar nga Gjykata e Rrethit me 14 nentor te vitit 2008 dhe me pas u shpall ne kerkim. Por ndalimi i tij nuk eshte bere i mundur deri dy dite me pare, se nuk gjendej ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›