Devon, SHBA: Mjeku shpëton breshkën, 6 min gojë më gojë

Një mjek ka shpëtuar jetën e breshkës së tij, e cila pothuajse u mbyt në një tas me ujë në shtëpi, duke i bërë frymëmarrje gojë më gojë për gjashtë minuta. Breshka tetëvjeçare, Atlas, u gjet nga familja e mjekut, Ben Uaterfall, gjysmë e zhytur në ujë e nuk lëvizte. Mjeku 34-vjeçar i bëri menjëherë frymëmarrjen artificiale duke kaluar gjashtë minuta gojë më gojë me breshkën, deri kur ajo nisi të marrë frymë përsëri. Kur ngjarja u mësua edhe në spitalin GQ, Devon, ku punonte mjeku, kolegët e tij e përshëndesnin me të qeshura, por edhe me përgëzime për punën e pazakontë, por të suksesshme.