E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të bësh pushime në natyrë


Një çift që po pushonin në një hotel të vogël diku në Afrikë, kishin ngrirë kur pishinës ku ata po freskoheshin, iu afrua një elefant i rritur. Elefanti i vaposur futi feçkën e tij në pishinë dhe piu ujë sa u ngop, dhe ndërsa po mendonte të zhytej në  pellgun që kishte zbuluar, sytë i hasën dy njerëzit që po e shikonin ngultas pa lëvizur asnjë muskul. Pasi u mendua pak, elefanti u largua. Për ndonjë banor afrikan kjo nuk do të përbënte asnjë çudi, por turistët ishin tmerruar deri kur mësuan se kjo nuk ishte e pazakontë dhe elefantët aty rrotull ishin mësuar me njerëzit. Videoja e kësaj aventure është postuar në YouTube dhe ka marrë menjëherë mijëra klikime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›