Dezertime të reja nga LSI
Pukë-Nëntë anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në rrethin e Pukës ka dezertuar nga kjo forcë politike. Ata janë shkëputur nga LSI-ja, për tu bashkuar me Partinë Socialiste. Kështu, nënkryetarja e LSI-së në Pukë Naxhije Baha, kryetari i LSI-së në Fierzë, Marash Muçaj, kryetari i LSI-së në Komunën Rrapaj, Ylmi Islami, ai i Fushë-Arrëzit, Mark Topojani si dhe Ismet Asllani, Ndue Dodoni, Prend Ndreu, Jorgji Dodoni dhe Julian Hasani i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Largimi i tyre është në vazhdën e largimeve, që kësaj force politike po i bëhen në këtë prag zgjedhjesh parlamentare, ku forcimi i strukturave është më se i domosdoshëm.
Largimi i tyre është në vazhdën e largimeve, që kësaj force politike po i bëhen në këtë prag zgjedhjesh parlamentare, ku forcimi i strukturave është më se i domosdoshëm.