E Diel, 1 Nëntor 2026

Uruguai bëhet vendi i parë që legalizon prodhimin dhe shitjen e marijuanës

Marijuanë

Qeveria e Urugait ka zgjedhur të rregullojë dhe kontrollojë legalizimin e marijuanës si masë për luftimin e krimit. Vendi i Amerikës Jugore është zotuar se do të lobojë kudër strategjisë së vendeve ndërkombëtare për luftimin e drogës.

Mos lejimi i drogës në Uruguai po shkakton më shumë probleme se sa vetë droga, tha ministri i Mbrojtjes, Eleuterio Fernandez Huidobro. Ministri iu referua situatës dramatike në vendet e tjera të Amerikës latine si Meksika, Hondurasi, el Salvadori, Nikaragua, Kolumbia, Brazil dhe së fundmi edhe në Ekuadro.

Nuk duam që e njëjta situatë të ndodhë edhe në Uruguai, tha Huidobro, i cili theksoi se administrata e presidentit Jose Mujica do të luftojë gjatë samitit të G20 për liberalizimin e marijuanës.

Tashmë kjo do të jetë lufta e politikës së jashtme e Uruguait, vend që kërkon ti kundërvihet luftës së shpallur nga ish-presidenti i SHBA-ve, Riçard Nikson, në vitin 1971, që ndaloi përdorimin e marijuanës.

Konsumimi i marijuanës në Uruguai ka qenë i lejuar edhe më parë por ligji i ri do të lejojë prodhimin dhe shitjen e drogës. Ministri i Mbrojtjes tha se droga do të kultivohet nga fermerët pasi tregu parashikohet të kapë një vlerë prej 75 milionë dollarë në vit. Në këtë vend marijuana përdoret nga 10% e popullsisë ose 300 mijë njerëz ndërsa konsumues të rregullt të saj numërohen rreth 150 mijë persona. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›