E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Pranojmë çdo variant të opozitës për heqjen e imuniteteve

Share

Partia Demokratike reagoi me një deklaratë për shtyp në lidhje me shtyrjen e afatit të komisionit për reformën zgjedhore. Ata i bënë thirrje PS që të mos e përdorë këtë periudhë për bllokimin e reformës.

Partia Demokratike sqaron shqiptarët se deri sot, në frymën e kompromisit ajo ka miratuar me dhjetëra propozime të paraqitura në Komision nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it dhe është e vendosur në këtë frymë të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të mbetura për shqyrtim. Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër ta realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë, tha zëdhënësja e PD.

Po ashtu në deklaratën e PD thuhet se ata janë gati të mbështesin çdo variant të opozitës për heqjen e imuniteteve.

Kryeministri Berisha fton z. Rama që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit, le tju kërkojmë anëtarëve të byrosë parlamentare të vendosin me përparësi në rendin e ditës heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë. Ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer që forcat tona politike do tju dërgonin zgjedhësve të tyre dhe mbarë qytetarëve shqiptarë dhe miqve e partnerëve tanë kudo që janë, që presin me të drejtë dhe padurim këtë vendim tejet, tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tyre europiane.

Partia Demokratike është e vendosur të pranojë në Parlament cilindo variant që të zgjedhë opozita për heqjen e imuniteteve, pra heqjen e imuniteteve me ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që ajo preferon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›