Korçë, gjendet i vdekur 62-vjeçari

Gjendet i vdekur ne banese
Një 62 vjeçar nga Korça është gjetur i vdekur në banesën e tij nga familjarët.
Mësohet se viktima ishte inspektor i mjedisit në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Korçe.
Sipas policisë, Jani Bukuroshi, 62 vjeç, u gjet në orët e pasdites së djeshme i vdekur nga familjarët.
Sipas hetimeve paraprake rezultoi se në trupin e 62-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune në trup. Mësohet se trupi i tij është çuar për ekzaminim dhe ekspertizë, pasi dyshohet për vetëhelmim. /V.H/