E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Kjo klasë politike dështake, na e ka sjellë në majë të hundës

Kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian, Eduard Kukan

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh optimist për Shqipërinë. Politikanët janë ata që duhet ti shërbejnë vendit, përndryshe, nuk do të duhej të ishin të përfshirë në politikë. Kështu shprehet kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian, Eduard Kukan. Në një intervistë për Top Channel, Kukan është shprehur se klasa politike po shkon nga dështimi në dështim.

Ishte një shans i humbur për klasën politike të Shqipërisë, për të gjithë ata. Na vinin lajme pozitive nga Tirana, se dialogu po vijon, se janë ngritur disa komisione parlamentare që po japin disa rezultate. Pra në ndjekje të kësaj klime të re apo të kësaj situate politike pozitive, unë prita që zgjedhja e presidentit do të ishte shansi ideal për ta dëshmuar këtë, është shprehur Kukan.

Eurodeputeti flet shkoqur duke thënë se: Neve këtu na ka ardhur në majë të hundës duke lexuar akuzat e njërit kundër tjetrit, apo të këtij të fundit kundër të parit. Nuk mund të vazhdojë kështu nëse Shqipëria do që të arrijë një farë progresi. Koha po fluturon shpejt e muaji nëntor, kur do të kemi raportin e progresit të Komisionit, nuk është më kaq larg.

Kukan thotë se edhe pse prej një kohe të gjatë 12 prioritetet janë në tavolinë ende nuk ka rezultat konkret për përmbushjen e tyre. Gjithashtu ai nënvizon se as marrëveshje e nëntorit mes PD dhe PS nuk po përmbushet.

Marrja e statusit thotë Kukan varet nga qeveria. Do të varet nga sjellja e qeverisë. Nëse kanë vullnet do të duhet ta dëshmojnë. Unë nuk mendoj se, nëse do të ketë zero rezultate, do tia arrijnë që të hedhin të gjithë fajin mbi opozitën. Do të varet se si do të sillen ata realisht pasi nga ne nuk do të pranohet asgjë tjetër përveçse rezultateve si dëshmi se gjërat po ecin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›