E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhales hap dyert e "Qemal Stafes" Kombetaren

"Kombëtarja të kthehet në shtëpinë e saj, aty ku e meriton të luajë, ku i krijohen të gjitha kushtet për të zhvilluar një ndeshje normale, sipas parametrave që kërkon edhe UEFA."

Ky ka qenë thelbi i deklarimit të djeshëm të drejtorit të stadiumit të vetëm ndërkombëtar shqiptar "Qemal Stafa", Perikli Dhales, i cili ka pohuar ekskluzivisht për "Sportin shqiptar" se nuk bëhet kurrsesi pengesë që ndeshja me Slloveninë të degdiset në stadiume të tjera, kushtet e të cilave lënë për të dëshiruar.

Ai mbështet deklarimin e trajnerit Oto Baric, pas miqësores me Maqedoninë në Shkodër, sipas të cilit terreni ishte i vështirë dhe e pengoi kombëtaren në lojën dhe objektivin e saj, ndërkohë që është i gatshëm t'u ofrojë kuqezinjve tapetin e blertë të impiantit sportiv që drejton.

Një kërkesë të tillë pranë tij e kanë paraqitur edhe drejtuesit e federatës sllovene, kur inspektuan stadiumin e Shkodrës dhe "Qemal Stafën" para pak kohësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›