Lulëzim Haxhiaj: “Mirgen Bushati, “il piccolo Tare” i Triestinës”

EKSKLUZIVE - Shqiptari Lulëzim Haxhiaj, manaxheri i licencuar nga FIFA, thuajse është i panjohur për tregun e futbollit shqiptar, por shumë i respektuar në Itali. Haxhiaj (45 vjec) jeton prej 17 vjetësh në Itali dhe në listën e tij dhe të bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, janë emra të tillë si Obina (aktualisht te Kievo, ku aktivizohet dhe Bogdani), Makinua (aktualisht te Lacio, ku militon dhe Igli Tare), por mbi të gjitha në gadishullinin e Apenineve, njihet si manaxheri që solli nga Nigeria te Rexhina, Obafemi Martins. "Haxhiaj, - shkruan gazeta italiane "Il Messagero", në rubrikën "Cronaca di Ascoli", - ka qenë kontaktuesi i parë i iranianit Ali Karimi në Bundesligë (luan me Bajernin e Mynihut". Manaxheri i licensuar i FIFA-s, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri. Albania-sport.com kontaktoi me Haxhiaj.
Haxhiaj, jeni një nga menaxherët shqiptarë të licencuar nga FIFA. Në Shqipëri thuajse jeni i panjohur, edhe pse vitet e fundit keni ndërmarrë lëvizjen e disa lojtarëve të huaj në Shqipëri. Kush është Haxhiaj?
- Faleminderit për kohën që rezervuat për mua. Në Shqipëri jam vërtet pak i njohur, por nuk më kanë munguar asnjëherë informacionet apo lidhjet me klube të caktuara. Kjo vjen dhe nga fakti që prej 17 vjetësh në Ascoli Piceno të Italisë, në një qytet midis Romës dhe Ankonës. Pjesa më madhe e fokusit të punës sime zhvillohet në Itali dhe në "inventarin" tim ka shumë lojtarë nga kombësi të ndryshme. E them me kënaqësi se jam i pari që ka sjellë më ndërmjetësimin e disa miqve të mi nigerianë, Obafemi Martins në Itali, në kohën që ai ishte thuajse i panjohur. Klubi i parë për ish-sulmuesin e famshëm të Interit, ishte Rexhina. Ishte i natyrshëm kalimi i tij te klubi i miliarderit Masimo Morati, kjo falë edhe punës së tij, por edhe i një studioje të rëndësishme manaxhimi në Itali, me të cilën unë kam bashkëpunim kontraktual, pavarësisht se në ato moment nuk e kisha licencën. Në fakt, unë ia servira një mikut tim, një trajneri shumë të njohur në Itali por dhe në Shqipëri, Karlo Macone, trajneri i famshëm i Breshias, Bolonjës, Livornos.
Dukeni sikur keni miq të mëdhenj në Italinë e futbollit.
- E konsideroj një punë shumë profesionale dhe specifike punën e një manaxheri futbolli. Në Itali kam krijuar një grup miqsh të fuqishëm: Masimo Calciatori, një nga portierët më mëdhenj të Italisë (Lacio, Inter, Sampdoria) dhe tashmë një docent teknik në Koverciano të Italisë, në të cilën japin leksione nga e gjithë bota e futbollit. Një tjetër mik i rëndësishëm është Jakin, trajneri i dytë i Livornos dhe ndihmës i Macones, apo Skarafone, një ish-lojtar dhe trajneri i njohur.
Italia është e njohur për një grup lojtarësh shqiptare të kategorive të ndryshme: Tare, Bogdani, Myrtaj, Rudho, Shiba. A ka Haxhiaj në vëmendjen e tij futbollistë të tjerë shqiptarë?
- Në Itali lojtarë ka shumë shqiptarë, disa qindra, madje disa janë shumë premtues pasi kanë vite që jetojnë në Itali. Problemi është se pranë tyre nuk qëndron asnjë manaxher, kjo edhe për faktin se Italia gjeografikisht është e madh për t'i ndjekur vazhdimisht. Unë kam disa lojtarë në vëmendjen time, të paktën në rajonin ku unë banoj, kur flitet për një rajon prej 4-5 milionë banorë. Jam duke ndjekur me përparësi dhe kënaqësi një sulmues shumë të talentuar dhe të vlerësuar edhe nga media lokale dhe më gjerë italiane. Ky është Mirgen Bushati, 17 vjec (datëlindja, 25.06.1989, 180 cm), i etiketuar "Piccolo Tare", për aftësinë që ka për të shënuar. Imagjinoni është rritur në Itali, dhe është aktivizuar me moshat: me Peruxhian, nga 12 vjec e duke vazhduar me paratërinjtë, është grumbulluar me përfaqësuesen e rajonit të Umbra (zona e Peruxhias e më gjërë), ka marrë pjesë në turneun Rimini, në të cilën spikati vite më parë edhe talenti Antonio Kasano, dhe tashëm është në radhët e të rinjve të Triestinës, ku ka shënuar 28 gola në ndeshjet me ketë ekip.
Haxhiaj keni kryer ndonjë transferim të bujshëm, për të cilin edhe ju mburreni?
- Puna jonë matet vetëm me rezultate, ju gazetarët e kuptoni më mirë këtë. Po nuk je në treg dhe serioz, nuk të afrohet më askush. Gjatë merkatos së verës së bashku me dy ortakë të mi iranianë arritëm të transferonim në Angli te Bolton Ëanders mesfushorin iranian Teimorian, që ka luajtur në Kampionatin Botëror Gjermani 2006 dhe goditi shtyllën kundër Portugalisë, i kërkuar në Itali nga Sampdoria dhe Udineze, dhe në Zvicër nga Grasshopers dhe Bajer Leverkuzen në Gjermani. Te Askoli kam sjellë një lojtar francez, Obufuma, dhe disa francezë komunitarë të sistemuar në skuadra të nivelit të dytë në Itali. Kam lidhje të fuqishme në shumë shtete të botës, ku ata afrikane janë në plan të parë.
A keni kontakte me futbollistë shqiptarë që luajnë në Europë apo në kampionatin shqiptar?
- Në Shqipëri jam duke trajtuar dy futbollistë për të cilët jam në kontakte me tri ekipe të Serisë A në Itali. Nuk dua të përmend emra meqënesë jemi në mes të kampionatit shqiptar, duke dashur të respektoj edhe dëshirën e tyrë. Jam në kontakte me shqiptarë që luajnë në Europë dhe sigurisht që jam në kërkim të talenteve apo lojtarëve të formuar. Jam i hapur për të gjithë, ata që do të dëshironin të kontaktonin me mua.
Intervistoi: Dash Frashëri
---------
Lulzim HAXHIAJ
Email: lulezimpatty@yahoo.com
Celular:
Shqipëri: 00 355-69 23 52 518
Itali: 00 39 320 194 56 50
Adresa
Lulzim HAXHIAJ
Viale Marcello Federici
Ascoli, Piceno 63100
Itali
