E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje transaksioni 35.8 miliardë lekë Shqipëri-Kinë

12-09-2013 / Gazeta 55

Nënshkrimi nga Guvernatorët e bankave qendrore të dy vendeve

Tregtia jonë me Kinën ka një arsye më shumë për t’u zhvilluar prej ditës së sotme. Guvernatorët e bankave qendrore të dy vendeve nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për monedhat vendase, në shumën maksimale prej 2 miliardë Yuan ose 35.8 miliardë Lek.
Ky transaksion ofron një kanal përmes të cilit bankat qendrore mund të kenë akses në monedhën vendase të palës tjetër. Marrëveshja u nënshkrua në Armeni, gjatë takimit të Guvernatorëve të Bankave qendrore në Europë e Azi. Sipas guvernatorit Fullani, kjo do të jetë e dobishme për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në aspektin financiar, e për lehtësimin e lidhjeve ekonomike dhe të tregtisë midis dy vendeve.
Në eksportet tona për këtë vit, Kina renditet si destinacioni i tretë me një vlerë eksportesh mbi 7.5 miliard lekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›