E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe vjen nënshkrimi i Xavit

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me Barcelonën. Mesfushori spanjoll është paraqitur sot duke nënshkruar kontratën e re së bashku me presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell.

Xavi me kontratën e re do të jetë i Barcelonës deri me 30 qershor të vitit 2016.

"I lumtur përmundësinë dhe faktin që do të jem i Barcelonës deri në fund. Kjo është një mundësi që secilin e bën të lumtur" deklaroi Xavi pas vënies së nënshkrimit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›