Zyrtare: Cevallos i Juventusit

Është zyrtarizuar përfundimisht transferi i ri i Juventusit. Ylli i ri ekuadorian, Francisco Cevallos është lojtar i ri i Juventusit.
Talenti 18 vjeçar i është bashkuar Zonjës së Vjetër duke lënë ish skuadrën e tij LDU Quito
. Cevallos është mesfushor me aftësi të larta duke u llogaritur si një nga lojtarët më përspektivë në Amerikën Latine.
Cevallos shkëlqeu edhe me Ekuadorin në kampionatin për grupmoshat U20.