Dhembi dhe heshtja e Federates

Nga Fatmir Meneri
Kryeredaktor i "Sport Ekspres"
Prej muajsh vijon odiseja e nje kallezimi penal qe ka bere gjyqtari Bardhyl Pashaj ndaj futbollistit Paulin Dhembi, per fyerje publike te te parit nga i dyti ne ndeshjen Shkumbini Partizani te sezonit te kaluar. Mesfushori i te kuqve, ne perfundim te asaj ndeshje, i ka hedhur fanellen ne koke gjyqtarit. Edhe dje, procesi zhvillohet ne Elbasan as seanca e pare nuk eshte zhvilluar. Pertej deshires maniake te "bilbilit" Pashaj thuhet se ne kembim te venies se autoritetit te tij ne vend, ka kerkuar 5.000 euro demshperblim si dhe rropatjes se lojtarit neper televizione e gazeta duke mos u lodhur se kerkuari ndjese (e kerkuar kjo nga gjyqtari, qe ende nuk ka mbetur i kenaqur nga pendesa e Dhembit, duke i kerkuar te organizoje nje Top Show enkas per kete!), ajo qe te ben pershtypje, madje te acaron, eshte qendrimi i Federates Shqiptare te Futbollit. Per gjestin e futbollistit, komisionet e FSHF se kane marre nje vendim perfundimtar pezullim e gjobe denim te cilin Dhembi e ka shlyer. I bie keshtu qe "krimineli" Paulin Dhembi te denohet dy here per te njejtin "krim" (?!). Pa thene qe, pasi kemi kaluar dy shkalle gjykimi sportiv (Komisioni i Disiplines dhe ai i Apelit te FSHF se), mund te fillojne edhe tre shkalle te tjera te gjykimit civil e sistemi i drejtesise do te shperfytyrohej ne pese shkalle! Ne te gjithe boten e futbollit, prirja eshte qe gjithcka ndodh ne fushen e lojes, te gjykohet mbi bazen e rregullave qe futbolli ka vendosur vete per veten e tij. Madje, kjo eshte taksative ne statutet e tyre. Dhe kjo behet e detyrueshme meqe futbolli, apo sporte te tjere, kane specifiken e gares. Kjo e fundit nuk mund te prese pambarimisht ashtu sikurse zgjasin proceset gjyqesore civile sepse kjo do te sillte automatikisht hedhjen ne ere te aktivitetit sportiv. Dhe zgjidhjet jane fare te thjeshta: ose Federata nderhyn, duke paralajmeruar gjyqtarin qe, nese e vijon kete proces, ai nuk do te preke me bilbil, ose te prese vendimin e gjykates. Por ne kete rast, ajo duhet te shfuqizoje vendimin e Apelit, pra pezulimin, dhe t'i ktheje futbollistit gjoben e marre. Kjo e dyta mund te duket e lehte, por nese pranohet nga FSHF, nuk eshte aspak cudi qe nje dite te bukur nje gjyqtari "ti futet nen dere" nje padi se nuk ka dhene nje ofsajt, apo penallti! Edhe pse kjo duket e tepruar e banale, gjithcka mund te degjeneroje pakufishem.