Makedonski Sport: Nderim Nexhipi kerkohet nga Oto Baric

Nderim Nexhipi, ish-lojtar i Hertha-s së Berlinit dhe aktualisht i kampionit aktual Rabotnicki.K të Maqedonisë ka shpreh dëshirë të luajë për kombëtaren Shqiptare.Kështu shkruan e përditshmja sportive maqedonase * Makedonski Sport*, lajmin në fjalë e ka konfirmuar vet lojtari për gazetën.Nderim Nexhipi është lojtar standard i reprezantacionit të Maqedonisë U-21.Sipas së përditshmes në fjalë e cila u referohet burimeve gazetareske në Shqipëri, Nderimi është kontakuar nga FSHF dhe pritet të meret një vendim përfundimtar nga vet ai pasi nuk ka asnjë problem ligjor që do të pengonte të luaj për kombëtaren. Në thirjen e fundit që bëri selektori Katanec për ndeshjen kundër Rusisë përvec Artim Shaqirit nuk u ftua asnjë shqiptar tjetër edhe pse Nexhipi ka pritur një ftesë për ekipin senior ajo nuk ka ndodhur.Si
shkaktor kryesor përmendet zavendësi i Katanec Vujadin Stanojkoviq i cili nuk dëshiron Nexhipin ne ekip përndryshe ky trajner ka qenë shkak që Nexhipi është larguar nga Vardari për në Rabotnicki ku ka qenë trajner Stanojkoviq.